-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të çajmë rrethimin, te futemi brenda”! PD u vë zjarrin gomave para bashkisë

Kryesoret

“Të bashkohuni të çajmë rrethimin dhe të futemi brenda bashkisë”! Pas kësaj thirrje të Adriana Kalasë protestuesit u vendosën zjarrin gomave përpara bashkisë së Tiranës dhe nisën përplasjet me policinë duke tentuar që të çajnë gardhin e efektivëve. Belind Këlliçi tha se opozita nuk do të heqë dorë deri në largimin e Erion Veliajt.

“Dje kemi treguar me fakte dhe prova se që në vitin 2014, Banka botërore për të pastruar qytetin e Tiranës, me vetëm 38 euro për ton. Çfarë bën Erion Veliaj tani që flasim, tarifën e ka quar 95.8 euro për ton. Ky qytet paguan 30 mln euro në vit për të vjedhur Erion Veliaj dhe jo për të pastruar qytetin.

Dhe ju mendoni se ne do të ndalemi. I gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë Tiranë do të shkojë atje ku e meriton. Arli Naska një hajdut tjetër dje është kallëzuar në SPAK për vjedhjen e taksave të qytetarëve. Nëse ju mendoni se kjo betejë është fasadë, e keni gabim.

PD është me logon e saj, flamurin e saj, me njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën, për Shqipërinë dhe gjithë qytetarët. Askush nuk e ka betejën me policinë, guxoni e afrojuni qytetarëve’, tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

Protesta/ PD me goma para bashkisë: Nuk heqim dorë, Veliaj jashtë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit