Një zjarr i madh ka rënë te tregu i rrobave të përdorura në Shkodër dhe si pasojë një banesë ka marrë flakë dhe disa të tjera rrezikohen nga zjarri.
Me anë të një njoftimi për mediat policia bën me dije se zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Gjithashtu po bëhet evakuimi i banorëve nga banesat e rrezikuara nga zjarri.
Njëkohësisht po hetohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.