Një aksident rrugor ka ndodhur të shtunën e sotme në Durrës, në aksin Plepa-Shkozet, ku dhe ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve të derimëtanishme një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar.
“Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe”, tha një banore.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.