-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Në tribunë e sigurt që sonte do të fitojmë, Mitaj te Juve

Kryesoret

Sonte Shqipëria luan përballë Italisë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për “Tutto Sport” shprehet se kjo është hera e parë që nuk do të bëjë tifoz për axurrët.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje ne Kampionatin Europian. Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore. E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spaletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim.

Duhet t’i frikësoheni supremacisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë. Jemi një skuadër që nuk kemi se çfarë të humbim. Mund të përfundojë në çdo rast, por duke qenë se Italia nuk shkëlqen kurrë në fillimin e një turneu, mund të shpresoj në një barazim” tha ai. Cili lojtar i kombëtares italiane që do dëshironte t’i bashkohej ekipit shqiptar? “Donaruma, pa asnjë dyshim.”

Ka folur edhe si tifoz i Juventusit. Cilën anë mbani midis përçarjes së tifozëve të Juventusit, pro dhe kundër Alegrit? “Alegrin nuk e mbështeste më askush dhe kjo mund të vërehej edhe para se të faktohej publikisht. Ai shkroi historinë e Juventusit.

Ai nuk u largua me të gjithë nderimet që meritonte. Kjo nuk është një shenjë e mirë për një klub, që largoi në atë lloj mënyre një trajner që u dha disa nga momentet më emocionuese të historisë së saj. Nuk duhen harruar mësimet e shkëlqyera të Anjelit”.

Cilin lojtar të Kombëtares shqiptare do të rekomandonit për në Torino? “Mario Mitaj, një mbrojtës krahu 20-vjeçarë me një këmbë të majtë të mirë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit