Tifozët e Serbisë kanë djegur flamurin kuq e zi të Shqipërisë dhe atë të Anglisë.
Këtë të dielë në 21:00 Serbia do të përballet me Anglinë për Grupin D në Euro 2024.
“Dikush ka hyrë në zonën tonë të tifozëve me flamurin e Shqipërisë, ku ka ndodhur kaos. Flamuri është djegur, ka reaguar edhe policia”, shkruan media serbe Mozzart.
Mediat serbe thonë se një tifoz me flamurin kuq e zi është parë mes shumë serbëve dhe këta të fundit e kanë marrë flamurin dhe e kanë djegur së bashku me atë anglez.