Kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti u shpreh i zhgënjyer pas humbjes me Italinë. “Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur.
Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e kemi lejuar të vijë thjesht në zonën tonë. Pas katër ditësh kemi ndeshjen me Kroacinë, duhet të përgatitemi mirë dhe të marrim pikë.
Momenti i pësimit është më i vështiri, gjëja më pozitive e kësaj nate është që kemi mbetur në lojë deri në fund, me pak fat mund të kishim barazuar. Duhet përvojë dhe punë, nuk është e thjeshtë të luash kundër kombëtareve të mëdha, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit.
Për fazën difensive nuk është se kemi punuar shumë mirë, duhej të ndërprisnin ritmin e kundërshtarit, të bënim edhe faulla. Është gjeja që duhet të përmirësojmë.
Duhet të bëjmë më pak presion që të mos i lejojmë që të vijnë në zonat tona të rrezikshme. Nuk kemi shumë kohë, por me videoanaliza do të bëjmë diçka.
Tifozëria është më e bukura në botë, dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët nëpër botë, ishte atmosferë fantastike. Janë motivim i madh për ne, pse jo që t’i befasojmë kundërshtarët në ndeshjet e mbetura” tha ai.