Policia e Vlorës ka arrestuar 63-vjeçarin Niko Gazeli pasi transportonte me kamionë dhe trajlera sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara.
Gjithashtu u arrestuan edhe doganierja e Degës Doganore në Qafë Botë Anila Adhami dhe përgjegjësi i turnit Andon Velo pasi kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.
Ndërsa për 43-vjeçarin Erion Ademi me detyrë agjent në Degën Doganore Qafë Botë ka nisur procedimi penal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë, 2 kamionë, 1 trajler dhe 4 celularë.
Ndërkohë punohet për arrestimin e administratorit dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë personave të implikuar në këtë rast.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.