Është arrestuar në Vlorë një 45-vjeçar pasi qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.
Në pranga është vendosur – A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.