Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz.
Drejtuesi i makinës 21 vjeç ka humbur kontrollin dhe u përplas me një makinë tjetër.
Si pasojë e përplasjes u aksidentuan dy këmbësore ku njëra ndërroi jetë në spital, ndërsa tjetra ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë ditën e sotme u arrestua 21-vjeçari.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.