Shqipëria ka lënë pas krahëve humbjen me Italinë dhe të mërkurën do të ndeshet me Kroacinë që është sfida e dytë në grup. Mbrojtësi kuqezi Mario Mitaj thotë se ekipi ka analizuar Kroacinë me kujdes. Mbrojti Hysajn për golin e dytë që pësuam me Italinë.
“Mund të jetë edhe pak faji im, të gjithë si skuadër, krosimi nuk duhet të ishte bërë, por duhet ta përmirësojmë në stërvitje.
Ne po përgatitemi, kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, tani na intereson vetëm Kroacia, shpresoj të marrim rezultat të mirë, më pas shohim edhe Spanjën.
E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka kontribuar shumë me kombëtaren, ka dhënë shpirtin për kombëtaren. Nuk është gjë e bukur. Secili bën kritikën e vet”, theksoi Mitaj.