Ditën e djeshme një 42-vjeçar shqiptar u arrestua në Trento nga policia e Italisë.
42-vjeçari u ndjek nga policia pasi nuk ndaloi në postbllokun pranë qytetit të Mattarello.
Gjatë identifikimit policia zbuloi se shqiptari ishte me kallëzime të mëparshme për krime kundër pronës, për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dokumente false si dhe kishte kallëzim për armëmbajtje dhe sende të tjera të forta.
Ndërsa gjatë kontrollit në makinën e tij u gjetën gjysëm kilogrami kokainë dhe mbi 105 mijë euro cash.
Ndërkohë 42-vjeçari ndodhet në burg për të pritur seancën gjyqësore.