Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic doli në konferencë pas barazimit 2-2 me Shqipërinë në Europian.
Dalic shprehet se ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin.
Sipas tij kjo ndeshje për ta nuk do të ishte kaq të vështirë.
“Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërsulm. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende ‘gjallë’ dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne jemi mësuar rrugën e vështirë”, tha Dalic.