Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën përpara mbështetësve të tij ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën para Bashkisë së Tiranës.
Berisha shprehet se çdo atdhetari i dhemb zemra kur e sheh Shqipërinë që po braktiset në këtë mënyrë.
“Erion Veliaj përfaqëson prototipin e njeriut të zhveshur nga çdo normë, karakter dhe moral”, tha Berisha.
Më tej ai theksoi se Veliaj e mori detyrën për të vjedhur qindra milionë dhe e shfrytëzoi për tu pasuruar.