Ditën e sotme një zjarr ka rënë mes disa pallatesh që po ndërtohen në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës.
Menjëherë kanë mbërritur shërbimi zjarrfikës ku sipas tyre zjarri kishte rënë në disa shkurre afër 2 objekteve dykatëshe që po ndërtoheshin.
Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 3 makina dhe 6 zjarrikëse, ndërsa nga flakët u dogj vetëm një barake që ndodhej aty dhe një pemë pishe.
Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.
Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.