-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Vrite, vrite serbin’! Vulin: Dëgjojeni para se të shkoni me pushime në Shqipëri

Kryesoret

E ndërsa Federata kërkoi masa të forta nga UEFA, zv/kryeministri serb Aleksandër Vulin i ka kërkuar popullit serb që t’i dëgjojë mirë vargjet që sipas tij kanë thirrur shqiptarët dhe kroatët, “Vrite, vrit Serbin” para se t’i drejtohen bregdetit të këtyre vendeve për të kaluar pushimet e verës.

“Vëllezërit shqiptarë dhe kroatë kënduan: “Vrite, vrite serbin”. Dhe kënga nuk ishte gjuhë urrejtje as për UEFA-n. Nuk e di pse është i habitur publiku serb?! “Vrite, vrite serbin” nuk është këngë, është manifestim për serbët tashmë të vrarë dhe shpresa se do të vriten më shumë serbë.

Të gjithë serbët që duan të kalojnë verën në Shqipëri apo Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thonë. “Vrite, vrite serbin”. Dhe nëse nuk u mjafton kjo, shijojeni detin, derisa t’ju gjejnë”, tha Vulin në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit