-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i Dakut: Mos e pezulloni, djali është emocional

Kryesoret

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku rrezikon që të dënohet nga UEFA para ndeshjes me Spanjën pas thirrjeve kundër maqedonasve. Ndërkohë që klubi i tij rus Rubin Kazan ka njoftuar se po i bën gati gjobën. I ati i sulmuesit ka folur për mediat ruse.

“Siç shkruajnë mediat, djali im nuk ka thënë gjëra të tilla. Mirlindi është thjesht emocional dhe shpërthyes. Këtë e ka bërë pa dashje dhe tashmë ka kërkuar falje nga ata që janë lënduar për këtë, por nuk besoj se do t’i japë lamtumirë turneut. Është 100% gabim të bësh thirrje për vrasjen e serbëve! Djali vetëm u përpoq të thoshte *** (ofendim i lehtë), por nuk e tha plotësisht.

E dini se çfarë lloj mbështetjeje ka Mirlindi në Kroaci, Slloveni dhe tani në Rusi. Të gjithë e dinë sjelljen e tij si futbollist. Djali është shumë i mirë, por ky është Europiani i tij i parë në karrierë dhe të gjitha janë emocione. Nuk mendoj se ai e meriton të pezullohet nga turneu. Ai tashmë ka kërkuar falje”, i tha Fehmi Dakut në një intervistë korrespondentit të “Sport24”, Vladislav Shapiro.

Babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka folur më tej edhe për marrëdhënien e djalit të tij me futbollistët serbë te skuadra e Rubin Kazanit. Mirlindi ka shumë bashkëlojtarë serbë në Rubin dhe pyetjes se si ndihet ai me ata, babai i Dakut u përgjigj: “Ai shoqërohet me ta gjatë gjithë kohës. Ai komunikon më shumë me Igor Vujaçiç (lojtar i kombëtares së Malit të Zi, por me pasaportë serbe). Ata janë miq dhe janë gjithmonë bashkë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit