Gjeneralmajori i lartë amerikan Daniel Lasica ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur nga Presidenti Bajram Begaj.
Ai është Drejtor i Komandës Europiane të SHBA J5 dhe gjatë vizitës në vendin tonë është takuar dhe me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se vizita e gjeneralmajorit Lasica tregon shumë për forcimin e bashkëpunimit të SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.