Gjeorgjia dhe Çekia e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të Grupit F.
Për të dyja kjo ishte pika e parë në këtë turne, ndërsa për Gjeorgjinë ishte pika e parë në një kompeticion madhor si Europiani.
Sa i takon ndeshjes, ishin çekët që gjetën rrugën e rrjetës të parët me Hlozek, por goli u anulua për një prekje të topit me dorë të sulmuesit.
Në fundin e pjesës së parë, Gjeorgjia kaloi në avantazh me anë të Mikautadze, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga sistemi VAR.