Deputeti Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se pesë prioritetet e Partisë së Lirisë.
Vasili tha se këto pesë prioritete janë shembulli i vizionit që do të shpëtojë vendin nga narkoqeveria.
Ai u shpreh se këto pesë prioritetet e Partisë së Lirisë janë një shembull unikal i një programi që projekton Shqipërinë për dhjetëvjeçare dhe jo për fushatën elektorale të radhës.
“Pesë prioritet nxjerrin Shqipërinë nga ngërci i një ekonomie të asfiksuar ku pastrohen para’ me miliarda euro, që bazohet te ndërtimi dhe asgjëson eksportet, bujqësinë dhe shpopullon vendin ne mënyrë dramatike”, shkruan Vasili.