Tifozët kuq e zi janë nisur drejt stadiumit të Dyseldorfit për të ndjekur duelin e ndeshjes Spanjë-Shqipëri i cili nis në orën 21:00.
Të veshur kuqezi dhe teksa mbajnë në duar flakadanë dhe një banderolë ku shkruhet ‘Tifozat Kuq e Zi’, tifozët po marshojnë drejt stadiumit, për të ndjekur kombëtaren shqiptare.