Kreu i grupit parlamentar të PD-së gazment Bardhi në një dalje për mediat foli për seancën e radhës për mandatin e Olta Xhaçkës.
Bardhi tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin për çështjen e mandatit të Xhaçkës.
“Ne nuk kemi hyrë në prova, pasi t’i hymë provave duhet që Edi Rama të lejojë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon avokatit apo zonjës Xhaçka, kemi dëgjuar atë që thotë se po investonte si investitor strategjik në një pronë private”, u shpreh Bardhi.