Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 16:00 deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit.
Ende nuk dihet nëse në fokus të bisedimeve nesër do jenë pikërisht zgjedhjet e 2025-ës.
PS është futur në proces rienergjizimi që parashikon dhe hapjen e dyerve për anëtarë të rinj.
Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua online më 11 Qershor, u vendos që Kongresi Zgjedhor të mbahet më 20 Korrik të këtij viti.