Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Shqipëri pas eleminimit nga EURO 2024.
Trajneri Silvinjo u shpreh se ja qenë një eksperiencë e vështirë por ekipi ka fituar dhe ka mësuar shumë.
Sipas tij ishte një eksperiencë mjaft e bukur për të gjithë dhe se kanë mësuar shumë.
“Dua të falenderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar. E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do iu përfaqësojnë si duhet. Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani” – tha ai.