-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Kryesoret

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se Kosova ende nuk e ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e sulmit terrorist në Banjskë, por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i është kundëpërgjigjur atij duke thënë se Qeveria ka përpiluar një raport prej 48 faqësh në lidhje me sulmin terrorist të cilin ia kanë dërguar BE-së dhe shteteve anëtare qysh vitin e kaluar.

Kryeziu theksoi se nëse Stano e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, sipas Kryeziut, duhet të kërkohet përgjigje nga vetë ai institucion i drejtësisë.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Europian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë. Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”, është shprehur Kryeziu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit