-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i ekspertit/ Prokuroria i çoi 2 USB për t’i hetuar, fshehu provat

Kryesoret

Një ekspert i ekzaminimeve kompjuterike në Institutit të Policisë Shkencore në Tiranë është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, pasi akuzohet se për shpërdorim detyre dhe ekspertim të rremë.

Organi hetues i kishte dërguar për të hetuar ekspertit me iniciale F. B., dy USB-të që ia kishin sekuestruar një personi i cili akuzohej për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash. Megjithatë, prokuroria përpara se t’i dërgonte në Institutin e Policisë Shkencore bëri kopjimin e materialeve brenda USB-së në CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.

“Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës”, raporton Prokuroria.

Prokuroria ngriti dyshimet pas rezultatit të ekspertizës dhe nga kqyrja e USB-ve vuri re se ato nuk ishin të njëjta. “Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve  e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0” thuhet ne njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit