-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet/ Arrestohen tre persona, njëri prej tyre nuk iu bindet urdhrave

Kryesoret

Policia e Tiranës arrestoi tre persona pasi shisnin drogë në zonën e “Myslm Shyrit” në kryeqytet.

Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi u arrestuan në zonën ku ata shisnin drogë.

Policia u sekuestroi 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë arrestimit Ervin Rakipi 43 vjeç nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë.

Në cilësinë e provës u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe celularët e tyre.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen tre persona

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit