Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cascina, ku në shënjestër ishte një 35-vjeçar shqiptar.
Ndaj tij është qëlluar 3 herë me armë zjarri dhe ai u transportua më pas në spital.
Sipas policisë italiane kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.
35-vjeçari ka mbetur i plagosur.
Atentatori ka arritur të largohet, ndërsa policia po heton për identifikimin e tij.