Policia e Tiranës arrestoi Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi pasi shisnin drogë në zonën e “Myslm Shyrit” në kryeqytet.
Policia u sekuestroi 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe celularët e tyre.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.