Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave për mësuesit. Më tej, theksoi se paga mesatare shkon 950 Euro.
“Për mësuesit rritja e pagave fillon nga 1 korriku dhe përfshin 30 mijë punonjës në sistemin arsimor. Paga mesatare rritet me 18 mijë lekë të reja apo tre paga, duke e çuar pagën mesatare në 950 Euro.
Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mësuesit e ciklit fillor që shkon nga 72 mijë lekë në 95 mijë lekë. Rritja e pagave përfshin edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët. Paga mesatare e shërbimit psiko-social shkon në 910 Euro” tha ajo.