Garda Revolucionare është zotuar të zgjerojë luftën “përtej rajonit” të Lindjes së Mesme nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmojnë përsëri Iranin.
“Nëse sulmi ndaj Iranit përsëritet, lufta rajonale këtë herë do të shtrihet shumë përtej rajonit dhe goditjet tona shkatërruese do t’ju shtypin”, paralajmëruan Garda në një deklaratë të botuar në faqen e tyre të internetit, Sepah News.









