Në mesnatë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër janë djegur katër banesa.
Në fillim flakët kanë nisur në një banesë dy katëshe të 51-vjeçarit me iniciale L.T., dhe më pas janë përhapur edhe në tre shtëpi të tjera pranë saj.
Menjëherë zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar për tre orë në shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rënies së zjarrit.