-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shumica e deputetëve kërkojnë shkarkimin e saj, Açka: Interesaxhinj pa moral

Kryesoret

Kryetarja e komisionit të Medias Flutura ka qenë pjesë e debatit sot në debatin e grupit parlamentar demokrat ku shumica e kolegëve të saj kërkojnë shkarkimin nga kjo deytyrë.
Në një reagim për A2 CNN ajo tha se ata që e kanë shkarkuar duan të zënë vendin e saj prej kohësh.

“Ata që e kanë kërkuar kanë kohë që e vuajnë vendin tim. Por e dinë edhe vetë, nuk kanë bërë opozitë më shumë se unë. Në kemi një matës për performancën tonë politike: shqiptarët. Ata gjykojnë më drejt se një tufë interesaxhinjsh pa moral”, u shpreh ajo.

Në mbështetje të Açkës ka dalë edhe deputetit demokrat Kreshnik Çollaku, sipas të cilit ajo i bën nder opozitës dhe Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi ka kërkuar prej deputetëve mirëkuptim, duke thënë se nuk do merret asnjë vendim lidhur me këtë kërkesë pasi jepet mesazh i gabuar. Sipas tij duhet që të punohet për bashkim dhe jo për përçarje mes demokratëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit