Zbardhen detaje të reja nga operacioni në Tiranë ku u arrestuan tre të rinj me 1.1 kg kokainë. Pas përgjimeve goditjen finale ua ka dhënë një i infiltruar nga policia brenda grupit që ka kryer blerje të stimuluar.
Të rinjtë sollën drogën nga Fieri dhe takimin për ta shkëmbyer e lanë në një pikë karburanti tek zona e “Myslym Shyrit”. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të rinjtë Paulo Shyti 35 vjeç, Xhelo Ajasllari 23-vjeç dhe Ervin Rakipi 43-vjeç.
Gjatë ndërhyrjes, Rakipi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Detajet/ Arrestohen tre persona, njëri prej tyre nuk iu bindet urdhrave