Një shqiptar është vrarë në Greqi. Viktima është Alfons Ndoci 35 vjeç Ai ka mbetur i vdekur në burgun e Koridhalos në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrrit 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës.
Ndoci në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse guxoi të rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë.