Kreu i grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi kërkoi që të respektohen të drejtat e opozitës pasi sipas tij në çdo seancë plenare rrëzohen kërkesat legjitime të kushtetutës.
Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën se nuk është për ti shërbyer kryeministrit por vendit.
“Asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kthen përgjigje, unë kam dy muaj që nuk njoh ministrin e financave. Ai nuk vjen as në seancë as del në takime publike dhe nuk kthen as përgjigje shkresave, e në këtë moment ndërhyn kryetarja e kuvendit që ministri të kthejë përgjigje”, u shpreh Bardhi.
Ai theksoi se në mënyrë etike po kërkon që të heqin dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës dhe duhet që të respektohen zgjedhjet e tyre.