-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia ndalon festivalin ‘Mirëdita Dobar dan’ në Beograd

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se ministria e tij urdhëroi “ndalimin e tubimeve publike në kuadër të festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan”, një veprimtari dhjetëvjeçare që synon nxitjen e bashkëpunimit kulturor dhe dialogut mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ministri Daçiç tha se urdhri u lëshua për shkak të “rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pasurisë, si dhe rrezikut për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”.

Hapja e festivalit është planifikuar për sonte (27 qershor) në orën 18:30 në Beograd në zonën e njohur si Sheshi Dorçol, por disa orë para hapjes, një grup i madh aktivistësh të krahut të djathtë u mblodhën duke penguar hyrjen në atë hapësirë, duke valëvitur flamujt serbë, duke brohoritur kundër pavarësisë së Kosovës dhe duke kënduar këngë nacionaliste.

Ndonëse nga organizatorët shihet si një zhvillim që synon shkëmbimin e veprimtarive artistike si mjet për nxitjen e pajtimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje paqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për disa politikanë në pushtet në Serbi, festivali paraqet një ngjarje me “rrezikshmëri të lartë” dhe kishin kërkuar që më parë anulimin e tij.Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit