Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi lidhur me operacionet anti-drogë të finalizuara nga policia në vend.
”Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur”, shkruan Balla.
Ai shprehet se duke parë operacionet e Policisë janë goditur rastet e kultivimit të drogës.
“Vetëm 24 orët e fundit janë finalizuar 6 operacione anti-drogë në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Pukë, teksa në pranga janë vënë 8 persona’’, thotë Balla.