-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç: Sulmi ndaj policit që po ruante Ambasadën izraelite po trajtohet si akt terrorist

Kryesoret

Një efektiv i xhandarmërisë serbe, i cili po ruante ambasadën izraelite në Beograd është qëlluar me një shigjetë në qafë nga një person.

Në vetëmbrojtje efektivi Millosh Jevremoviç ka qëlluar më armë zjarri sulmuesin, i cili vdiq për shkak të plagëve të marra.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se polici i plagosur është transportuar në spital, ku do t’i nënshtrohet një operimi për të hequr shigjetën nga qafa.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ky sulm po trajtohet si akt terrorist dhe se “të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme po hetohen”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit