-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja Onkologjiku, PL dhe PD: Ta hetojë SPAK! Shqiptarët paguajnë të mos marrin shërbim

Kryesoret

Në një deklaratë zëdhënësja e partisë Jasmina Memelli tha se abuzimet e zbuluara në spitalin Onkologjik janë vetëm maja e ajsbergut pasi vetë qeveria sipas saj nuk po ofron shëndetësi falas po ka instaluar korrupsionin dhe vjedhjen.

“SPAK-u, që heton me zell edhe një kombanjë në fshat dhe një arkë sardele, ju shmang hetimit të kësaj ngjarjeje makabër sepse përveç grupit të njohur tashmë publikisht të personelit mjekësor, fshihen drejtuesit e lartë rilindas”, tha Memelli.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të demokratëve euroatlantik doktor Neli Demi në një deklaratë është shprehur se rasti i onkologjikut është tregues i keqmenaxhimit të institucioneve shëndetësore në vend.

“Jo vetëm që infrastruktura shëndetësore nuk është sipas standardeve bashkëkohore, por pajisjet e prokuruara ka 20 vite që nuk përdoren më në spitalet Europiane dhe lihen pa u vënë punë duke rrezikuar jetët e pacientëve, familjarëve dhe stafit.  Qëndrimi i një shteti ndaj grupeve vulnerabël …apo personave me sëmundje terminale tregon mbi moralin dhe shtyllat mbi të cilat ai shtet është ndërtuar”, tha Demi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit