Mjeku Edmond Gashi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me hetimet ndaj tij dhe mjekëve të tjerë nga prokuroria e Tiranës.
Mjeku onkolog është në hetim nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ pasi akuzohet se së bashku me koordinatorin e spitalit Onkologjik, Emiljano Lela kishin pjesë e skemës në QSUT.
Pacientët të cilët shkonin në Onkologjik drejtoheshin që shërbimet t’i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit në Tiranë.
“Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.” shkruan Gashi në postimin e tij në Facebook.