-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy shqiptarë, abuzuan dhe e detyruan të pijë kokainë 19-vjeçaren

Kryesoret

Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi janë akuzuar se kanë përdhunuar një 19-vjeçare.

Sipas mediave italiane dy shqiptarët 69 dhe 34 vjeç e kanë kryer aktin e rëndë ndaj vajzës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e natës pas përfundimit të një mbrëmjeje ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi.

69-vjeçari i është ofruar duke i dhënë kontaktin e një taksie me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete.

Ai e ka bindur vajtën që ta ndiqte deri në shtëpi dhe më pas së bashku me tre persona të tjerë ku mes tyre ishte edhe 34-vjeçari kanë abuzuar seksualisht me të renë.

Në denoncim vajza ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë. Pas dhunës ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë.

Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale policia ka gjetur kokainë dhe hashash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit