Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth për të dorëzuar titujt e pronësisë.
Rama shprehet se titujt e pronësisë do të vazhdojnë nga veriu në jug.
“Sot do të japim 200 tituj pronësie ku një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër gjatë ditës. 90 të tjera kanë punë pasi Bashkia duhet të bëjë një ndryshim në studimin e zonës”, shprehet kryeministri.
Më tej ai tha se do të falen të gjitha gjobat që janë marr për ndërtimet pa leje.
“Qeveria do ti fali të gjitha këto gjoba sepse nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për tiu shmangur ligjit. Këto janë ndërtime të bëra nga nevoja”, tha Rama.