Kryeministri Edi Rama tha se për bizneset në agroturizëm, TVSH do të jetë 6%.
“Sot, tipikisht, ju do të paguani TVSH 20%, nëse certifikoheni si agroturizëm, duke pasur titullin e pronës, do paguani TVSH 6%. Ndërkohë që, tatim fitimin, e keni 0% si biznes i vogël. Duam t’ju heqim çdo taksë për lejet e ndërtimit, për çdo gjë. Në zonat me këto potenciale, njerëzit do kthehen gjithmonë e më shumë”, shprehu kryeministri.
Ai deklaroi se do të bëhet një sistem më i lehtë taksimi dhe shtoi se vota ndryshe në Shkodër, ku bashkinë e fituan socialistët, solli ndryshim.