-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Kadare ishte emancipuesi dhe katalizuesi i kulturës e gjuhës shqipe

Kryesoret

E shihnim si të pavdekshëm në fronin e Patriarkut të letrave shqipe e botërore Ismail Kadarenë. Në fakt edhe pas ketij lajmi që të lë pa frymë i tillë është. Nga sot ai hyn në jetën e pasosun, atë që se njeh më vdekjen.

Ishte emancipuesi dhe katalizuesi i kulturës e gjuhës shqipe, kujdestari i epërm i popullit të tij. Në gjithçka madhështor. Në stinen e urisë na dha ushqimim më të mirë shpirtëror, vizionet e lirisë dhe të bukurën.

Në kohen e izolimit e ndalimit, na dha famën e krenarinë si një spirancë në Europë, identitetin e së cilës shumë e desh dhe përkufizoi për shqiptarët e tij. Në kohen e lirisë na këshilloi herë me zemërim e herë më butësi po na mbrojti kurdo e kudo para gjithkujt me librat, përkthimet e pafundme, artikujt çmues, konferencat, intervistat, çmimet prestigjioze, dekoratat, që më shumë se atij i duheshin një vendi që kerkonte të ringrihej.

Shkrimtari klasik i qytetërimit modern shkëlqen në çdo librari të Europës e Botes në antologjitë e tyre, si i tillë e si shqiptar. Sot të dy në një bashkohen, në perjetësi. Shumë herë e hidhëruam e zemeruam, por të gjithë e lexuam e mësuam prej tij të vetëdijshem se është i pangjashem, i paperseritshem, bir unik i talentit të tij. Kurrë kultura shqiptare nuk ka patur një të tillë humbje po kaq të madhe e ka atë familja e perbotshme e letrave. Por as një të tillë trashigimi nga një shkrimtar i vetem ato se kanë patur.

I dashur Ismail Kadare shqiptar e europian i fisem, vepra  jote  në shtepite tona  eshtë shpirti , fryma e fjala e shënjtë që do na mbrojë nga marrezitë tona, që do na mesojë ne dhe femijet të shkruajmë e mendojmë bukur, që do na jape motive  ekzistenciale  per ta dashur ketë vend, do ndriçojnë sa here nata mund të bjere mes nesh dhe Europes që udhen të mos humbasim, po kaq e në mos me teper në sallonet e kultures se vertete emri yt do na presë tek dera!

E kotë të themi sa na mungon që tani , e kotë të themi që nuk na trondite sa fjalet nuk e shprehin dot!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit