Në orët e para të mëngjesit në Kamëz janë djegur pesë dyqane.
Zjarri në bllokun e dyqaneve ka nisur rreth orës 2 dhe u shua nga zjarrfikëset pas një ore.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.