Mëngjesin e sotëm Shqipëria ka humbur shkrimtarin më të njohur Ismail Kadare.
Përmes një reagimi zyrtar Shtëpia botuese ‘Onufri’ ka treguar detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit.
Shtëpia botuese konfirmon se Kadare humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT, pasi pësoi një arrest kardiak.
Ndërsa për ceremoninë e përcjelljes ata shprehen se do të njoftojnë në një çast të dytë.