Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin ndaj mbështetësve të tij tha se ngjarja e 2 korrikut do të mbetet një ditë frymëzimi.
“Në historinë e lirisë, të përpjekjeve të kombit shqiptar, 2 korriku do mbetet gjithmonë një ditë frymëzimi, një ditë e ndritur për çdo shqiptar”, shprehet Berisha.
Ai tha se atë kohë kur Shqipëria dukej tërësisht e harruar punëtorët e Tiranës por edhe të përndjekurit politikë dhe intelektualë mendonin ndryshe.
“Pra, ata përmbysën Perden e Hekurt në Tiranë, përmbysën Murin e Berlinit dhe hynë si heronj të vërtetë çlirimtarë në ambasadat e vendeve perëndimore. Ky ishte një akt heroizmi të jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.