Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Dyshja të cilët u takuan në edicionin e tretë të Big Brother VIP po kalojnë kohë të shumtë me njëri-tjetrin.
Ata ndodhen aktualisht në pushime dhe nuk kanë munguar me imazhe e video të përbashkëta.
Në postimin e fundit të Instastory Heidi i ka dedikuar një poezi partnerit të saj Romoes.
Këto janë vargjet e dashurisë së Heidit drejtuar Romeos:
“Dashuroj çdo gjë që është ndryshe, e dashuroj adrenalinën, me ty ka kuptim.
Dashuroj gjithçka që është e çmendur. Dashuroj gjithçka të kripur, çdo gjë që gërryhet, që mbetet, që të ndryshon përgjithmonë…
Dashuroj gjithçka që lë gjurmë.. pak si heronjtë.
Dashuroj gjithçka që jemi ne”