Një 63-vjeçar i cili ka dhunuar bashkëshorten në Divjakë ka përfunduar në prangat e policisë.
“Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin 63 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.