Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia, në Itali.
Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij mëngjesin e së dielës.
Për të shpejtuar kërkimin djali i tij kishte publikuar një njoftim në rrjetet sociale ku jepej informacion rreth veshjes, pamjes së 63-vjeçarit.
Zbulimi i trupit të tij të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse dhe nuk kishte shenja dhune.
Ndërsa autopsia po vijon punën për të zbardhur shkakun e vdekjes.